Showbiz

Tom Cruise dëshiron të xhirojë një pjesë filmi në hapësirë

Sipas burimeve, Tom Cruise dëshiron të bëhet ylli i parë i Hollywoodit që xhiron një skenë nga hapësira.

58-vjeçari po eksploron mundësinë e xhirimit të një skene jashtë atmosferës së Tokës si pjesë të finalit të “Mission: Impossible”, ndërsa Tomi shprehet se është i gatshëm të shfrytëzojë shuma të mëdha parash për të arritur ambicien e tij.

Një burim i tha The Sun se Tomi tenton t’i shtyjë gjërat përpara dhe se ai është i sigurt se mund ta bëjë të mundshme xhirimin në hapësirë, madje se ka folur edhe më Nasan.

Tom thotë se gjithçka për të cilën mendon është që ta bëjë një film të mirë dhe ta shijojë, duke mos dëgjuar spekulimet që mund të bëhen rreth tij.