Princ Harry thotë se ardhja në jetë e të birit, Archie, ka ndryshuar krejtësisht konceptin e tij dhe të Meghanit, për jetën.
Ai tregon se ky rrugëtim ka qenë i mrekullueshëm, por ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e vogëlushit.
“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Ne nuk mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm”, shprehet ai, përcjell a2news.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi, dukesha Meghan Markle foli hapur për dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijës së dytë. Ajo zbuloi se ka përjetuar një abort spontan në muajin korrik.
“Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin”, u shpreh Meghan në një ese për “New York Times”.
-
Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të dytë
-
Meghan Markle ka pësuar abort spontan në korrik të këtij viti
-
Djali i çiftit Harry dhe Meghan sot feston ditëlindjen e parë
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Princi Harry s'e donte rolin në familjen mbretërore, sipas tij, ai rol ia mori jetën nënës së tij