Showbiz

Katër vjet radhazi, Billie Eilish realizon intervistën e njëjtë për “Vanity Fair”

 

Billie Eilish rikthehet me intervistën e përvitshme të realizuar nga “Vanity Fair”. Nga viti 2017, këngëtarja e njohur amerikane e ka realizuar këtë intervistë ku i parashtrohen pyetjet e njëjta, dhe Eilish ka mundësi t’i dëgjojë përgjigjet që i ka dhënë në të kaluarën për të parë se sa kanë ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe karrierës.

Dhe nga viti 2019 kur për herë të fundit Eilish e kishte realizuar intervistën intime dhe ekskluzive me “Vanity Fair”, shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj, por edhe në botë në përgjithësi. Ajo i ka fituar pesë shpërblime “Grammy”, e ka filluar një turne muzikor i cili fatkeqësisht u ndërpre në gjysmë shkaku i shpërthimit të pandemisë globale, si dhe u shndërrua në një aktiviste të madhe për drejtësi sociale, transmeton Koha.