Reperja nga Kosova, e rritur në Zvicër, Loredana Zefi, ka publikuar një pjesë të dokumentarit të saj.
Pjesë e dokumentarit është Mozzik. Aty flet për jetën e saj me reperin Mozzik, se si ishte njohur dhe problemet që kanë pasur. Nuk lënë pa përmendur edhe dashurinë mes njëri-tjetrit.
Në pjesën e parë ai flet më shumë për raportin mes tyre.
“Unë kam qenë njëri prej të rinjve që kam pasur dëshirë gjithmonë me gjet dikë, e me u martu sa më shpejt. Lori është një tip më ndryshe prej femrave tjera. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë që e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur, na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë”, ka thënë ai.
Në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës, Mozzik flet për raportin me reperen dhe për ndarjen e tyre.
“Unë kurrë s’do kem mundësi ta kem këtë lidhje me dikë tjetër në jetën time”, theksoi në anën tjetër 25 vjeçarja.
Çifti kanë bashkë edhe një vajzë, të cilën e quajnë Hana.
Hana po ashtu është pjesë e dokumentarit.