Showbiz

Filmi i ri i Mel Gibsonit në dispozicion të publikut

Filmi i ri i Mel Gibsonit në dispozicion të publikut
 

Meqë ishte impresionuar tej mase nga skenari i filmit “Fatman”, aktori i njohur hollywoodian, Mel Gibson, kishte vendosur t’iu dërgonte email regjisorëve të këtij projekti për t’iu treguar se është i interesuar të luajë në të. Dhe tani filmi, që e sjellë historinë e një babadimri jo të zakonshëm, ka filluar së shfaquri për publikun, kjo pasi që kishte arritur të xhirohej pak kohë para pandemisë.

Ky projekt u ka marrë kohë regjisorëve vëllezër, Ian dhe Eshom Nelms, më shumë se 14 vjet për t’u realizuar, dhe konsiderohet filmi i tyre më i madh deri më tani. Ata kanë bërë të ditur se kanë dashur ta krijojnë një babadimër me tipare veçuese, me të meta dhe me probleme nga bota reale, transmeton Koha.