Showbiz

Christina Perri humb foshnjën

Ylli i hitit “Jar of Hearts”, Christina Perri, e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e hidhur të humbjes së vajzës së saj të vogël, e cila fatkeqësisht kishte lindur e vdekur.

Edhe pse këngëtarja kishte qëndruar disa javë në spital si pasojë e disa komplikimeve me shtatzëni, mjekët nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën foshnjës.

Krahas një fotografie të postuar në Instagram, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Paul Costabile, shihen duke ia mbajtur dorën fëmijës së tyre të ndjerë, Perri kishte shkruar: “Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”.

Pasi ishte hospitalizuar në fillim të këtij muaji, Christina Perri, e cila e ka një vajzë dyvjeçare, Camella, me bashkëshortin Paul Costabile, e bëri të ditur lajmin se foshnja kishte probleme me zhvillimin e zorrëve dhe menjëherë pas lindjes do të duhej të operohej. Por, fatkeqësisht fëmija i vogël i këngëtares e humbi betejën me problemin shëndetësor, para se të vinte në jetë.

Humbja tragjike e vajzës për Perrin, vjen dhjetë muaj pasi këngëtarja kishte pësuar abort spontan në janar të këtij viti, kur ishte vetëm 11 muaj shtatzënë.

 

Pasi ishte hospitalizuar në fillim të këtij muaji, Christina Perri, e cila e ka një vajzë dy vjeçare, Camella, me bashkëshortin Paul Costabile, e bëri të ditur lajmin se foshnja kishte probleme me zhvillimin e zorrëve dhe menjëherë pas lindjes do të duhet të operohet. Por, fatkeqësisht fëmija i vogël i këngëtares e humbi betejën me problemin shëndetësor, para se të vinte në jetë.

Humbja tragjike e vajzës për Perrin, vjen dhjetë muaj pasi këngëtarja kishte pësuar abort spontan në janar të këtij viti, kur ishte vetëm 11 muaj shtatzënë.