Showbiz

BTS lanson albumin e ri, “mesazh shprese” gjatë pandemisë

Pop grupi korean BTS të premten ka lëshuar albumin e ri, të cilën e përshkruajtën si “mesazh të shpresës”.

Grupi mbajti një konferencë në distancë sociale në Seoul për të lansuar “BE”, albumin e tyre të dytë këtë vit, transmeton KOHA. Ai përfshinë hitin e tyre në anglisht “Dynamite”, që ishte në këngët më të dëgjuara i një grupi muzikor korean.

Grupi që përbëhet nga këngëtarët J-Hope, RM, Suga, Jungkook, V, Jin, Jimin, thanë se donin që të dërgonin “një mesazh shprese” se jeta vazhdon pavarësisht vështirësive gjatë pandemisë, shkruan AP. 

Grupi që debutoi në vitin 2013, arriti të bëhej grupi më i madh në botë, duke mbushur stadiume në vende të ndryshme, teksa u bënë edhe pjesë e një video-mesazhi të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

BTS është i njohur për komunikimin aktiv me adhuruesit, të njohur si “ARMY”. Ata kanë mbi 30.8 milionë ndjekës në Tëitter.