Richards ngecte në shkrimin e këngëve. Pjesa më e madhe e dy albumeve të grupit ishin kompozuar nga njerëz të tjerë. Pastaj, të frymëzuar nga Lennon dhe McCartney, Jagger dhe Richards publikuan këngët e tyre
Nuk ka qenë kurrë fans i flakët i “Fool To Cry” – një këngë e albumit të tyre të fundit “Black and Blue” – dhe pasi e kishte kryer pjesën e tij, kitaristin thjesht e zuri gjumi. Pas pak minutash ai u zgjua nga një britmë e madhe.
Keith Richards e kishte humbur ndjesinë e kohës me këmbën e tij të bllokuar në pedalet e efektit, duke shkaktuar klithmë të madhe që bëri jehonë përreth hapësirës.
Me gjithë historitë e hedonizmit dhe shthurjet e Richardit, ky errësim në skenë ishte plotësisht jashtë karakterit të tij.
“Keith gjithmonë e jepte shpirtin në skenë. Gjithmonë”, i kishte thënë menaxheri Stewart biografes së Richardit, Barbara Charone.
“Nganjëherë ai lëvizte dhe nganjëherë rrinte dhe luante. Ndonjë natë ka mundur të jetë pak larg dhe do të rrëshqiste me ndonjë fjalë, por kurrë nuk kishte rënë”, kishte thënë menaxheri Stewart.
Edhe në moshën 76-vjeçare kitaristi jeton duke udhëtuar për koncerte. Skena është vendi ku ndihet si në shtëpi dhe emocionet e publikut nuk janë shuar kurrë. “Nuk e di nëse mund të jesh imun ndaj tij, por ende të godet, more burrë”, thotë ai. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, “vaksina e zakonshme e përvitshme” e adrenalinës është zhdukur. “Ishim gati të niseshim për koncerte kur erdhi goditja nga virusi. Ka qenë vit i çuditshëm për të gjithë, apo jo?”
Pa pushim

Ylli i muzikës ishte izoluar në shtëpinë e tij në Connecticut, duke e lexuar serinë e romaneve historike të “Master and Commander”, e ndërkohë me raste kishte shkruar këngë dhe i kishte shikuar zgjedhjet presidenciale amerikane me shkëputjen kureshtare të një jashtëtokësori.
“Oh, burrë, është çmenduri”, qesh ai. “As nuk dua t’i hyj kësaj teme. Po fshihem”.
Për ta kompensuar mungesën e koncerteve të reja, Richards e ka shqyrtuar çështjen e një albumi klasik live, të incizuar me bendin tjetër të tij, “The X-Pensive Winos”, më 1988.
Është incizim i çlirët dhe plot shpirt që ju siguron një mundësi të rrallë për ta parë Richardsin si pikë vokale të bendit. Jo që nuk ka qenë domosdoshmërisht rahat me atë rol.
“Ka qenë hera e parë që më është dashur të jem ‘frontmen’, kështu që kam mësuar shumë gjëra rreth punës së Mick Jaggerit”, thotë ai. “Duhet të jeni në gatishmëri në çdo kohë.
“Me grupin “The Stones” mund të bëj hapa para apo të shtyhem prapa me Charlie Watts. Por e kam kuptuar se kur je numër një, atëherë duhet të vazhdosh edhe kur je i lodhur”.
Albumi ishte incizuar në një periudhë shumë të rëndësishme të jetës së Richardsit. Në atë kohë kishte hequr dorë nga heroina, i kishin ndarë rrugët me Jagger (kënga “You Don't Move Me” i ishte kushtuar grindjes së tyre) dhe ishte bërë baba i dy vajzave, Theodora Dupree dhe Alexandra Nicole, të lindura më 1985 dhe 1986.
Kurse në skenë kënaqej kur luante në hapësira më të vogla se stadiumet e futbollit që ishin kthyer në vende kryesore për “The Stones”. “Ende kam dëshirë të luaj nëpër klube, veç për atmosferën dhe muzikën”, thotë ai.
Përplasja me Berryn
Albumi live është incizuar në “Hollywood Palladium” në Los Angeles, ku dyshemetë prej druri “i përcjellin tingujt për bukuri”, thekson kitaristi.
Edhe mburret, e thekson ai në këngë, “një skenë nga e cila jam larguar disa herë” – referencë e kohës kur ai provoi të ngjitej për të luajtur me idolin e tij, Chuck Berry, kur është hequr me forcë nga rojat e sigurimit.
“Nuk e dija se kush ishte”, e kishte rikujtuar më vonë legjenda e muzikës “Blues”. “Nuk e kam njohur”.
Kjo nuk ka qenë përplasje e tyre e vetme. “Një herë e kisha prekur gabimisht kitarën e tij përderisa ishte në zhveshtore dhe ai u kthye dhe më goditi”, rikujton Richards.
“Por ishte në rregull. Ne ishim mjaftueshëm shokë për ta përpirë këtë – për shkak se pas kësaj bëra ‘Hail, Hail Rock and Roll’ ( një film me koncerte të incizuar për ditëlindjen e 60 të Berryt ) me Chuck, kështu që u pajtuam”.
“The Winos” ishte anomali në fund të viteve ’80 – duke iu shmangur shkëlqimit, produksionit të programuar që kishte joshur shumë bende roku dhe e kishte dyfishuar dashurinë e Richardsit për muzikën “blues”.
Ai gjithashtu iu kishte ndihmuar disa nga emrave më të mëdhenj të funkut, nga basisti Bootsy Collins deri te saksofonisti i James Brown, Maceo Parker. Nga perspektiva e vitit 2020, këto këngë janë të përhershme, larg nga tepritë e periudhës – por gjithashtu vë në pah se Richards vazhdoi të brohoras për muzikën dhe për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
Në koncertet e para në SHBA, “Stones” kishin pasur një pikë në kontratën e tyre, ku nënvizonin se nuk do të luajnë në vendet luksoze. Nëse arrinin e gjenin diçka jashtë marrëveshjes së tyre, ata do të largoheshin me një gjobë të garantuar prej 40 mijë dollarësh pa luajtur fare.
“Nuk i vëren disa gjëra të caktuara në ajër”, e rikujton Richards atë periudhë, “si restorantet ‘vetëm të bardha’ e gjëra të tilla. Ishte goxha flagrante. Thjesht endemike, sistematike. Me këtë gjë po merren tani ata?”.
Më vonë ai ishte inkurajuar nga lëvizja “Black Lives Matter” dhe protestat që kishin nisur pas vdekjeve të George Floyd dhe Breonna Taylor në fillim të këtij viti.
“Është çështje kohe, e dini? Njerëzit janë duke bërë diçka. Po ndodhin gjëra të mrekullueshme. Në fakt, është paksa sikur “Liza në Botën e Çudirave”. (Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë komunikatë të tij, thjesht e ka përsëritur sikurse kuptimi të jetë shumë i dukshëm për të gjithë.)
Vështirësitë për të shkruar
Vëmendja kthehet te e ardhmja e “Rolling Stones”. Në fillim të këtij viti bendi kishte publikuar një këngë “funky”, “Living In A Ghost Town”, e nxitur nga fazat e para të izolimit.
Materiali i tyre i parë pas tetë vjetësh ishte marrë nga sesionet për një album të propozuar në studio – por pandemia i ngriu këto plane.
“Me ‘Stones’ ata duhet të jenë në dhomën e njëjtë për të luajtur”, e shpjegon Richards. “Kam qenë në kontakt me Mick and Ronnie [Wood] dhe jam duke u munduar ta marr vesh nëse mund t’ia nisim një sesioni në javët e ardhshme – por në fakt është paksa eksperiment”.
Por ai shkruan vazhdimisht, duke i mbajtur dy apo tri kitara “të shtrira përreth shtëpisë në vende strategjike, nëse ndihem se më duhet ta kap në dorë ndonjërën”.
“Kështu është kur je kantautor”, thotë ai. “E dëgjoni kur dikush thotë diçka në kuzhinë dhe deri të kaloni në dhomën e ndenjës, kënga është gati”.
Richards ngecte në shkrimin e këngëve. Pjesa më e madhe e dy albumeve të grupit ishin kompozuar nga njerëz të tjerë. Pastaj, të frymëzuar nga Lennon dhe McCartney (që e kishin shkruar këngën e parë që ishte bërë një nga 20 më të mirat, “I Wanna Be Your Man”) Jagger dhe Richards publikuan këngët e tyre.
Rezultat ishte “As Tears Go By”, që u bë pjesë e listave muzikore nga Marianne Faithfull dhe nga aty kishte lindur një prej bashkëpunimeve më të mira të shkrimit të këngëve rok. Brenda pak vjetësh ata kishin shkruar klasiket si “Paint It Black”, “Get Off My Cloud” dhe “(I Can't Get No) Satisfaction”, frymëzimi për të cilën i kishte ardhur Richardsit kur ishte në gjumë.
“Ishte një zbulim me fat, më duhet ta pranoj”, thotë ai.
Ai ka deklaruar se kurrë nuk ka mësuar për shkrim këngësh, por është mbështetur në instinktin e tij. “E dini, thjesht e kapni në ajër dhe nuk e dini se nga ka ardhur. Është mister i bukur”, thotë ai.
Kështu ai ka bërë plane për ta festuar gjashtëdhjetëvjetorin e “Rolling Stones”, kur të jetë në vitin 2022?
“As që kam menduar për të!” thotë ai. “Nuk e di. Mund ta marr një karrocë të re”.
Pasi pushon pak, ai i qaset pyetjes përsëri. Këtë herë, një shenjë rrëshqet nga zëri i tij.
“Po, ka qenë shumë e jashtëzakonshme kjo jetë e veçantë. Nganjëherë humb fare kur mundohem ta kujtoj se si përfundova këtu.
“Por muzika të mban gjallë, kështu që aty përqendrohem dhe mundohem për të”.