Showbiz

Ariana Grande vjen atraktive në videoprojektin e ri “34+35”

Ariana Grande mund të jetë shkencëtarja më e bukur që e keni parë ndonjëherë.

Në videoklipin më të ri të këngës “34+35”, Ariana Grande, shndërrohet në Dr. Frankenstein dhe e krijon një version seksi të vetes në formën e robotit.

Kënga ”34+35”, videoklipi i së cilës ngjason me një film të shkurtër fantastiko-shkencor, është pjesë e albumit të ri të këngëtares me titull “Positions”, i cili u lansua për publikun mbarëbotëror më 30 tetor të këtij viti, transmeton Koha. Ndërsat autor i tekstin të saj është kantautori me prejardhje shqiptare, Albert Stanaj.

Videoprojekti i fundit i 27-vjeçares Grande, është realizuar me regji të Julien Christian Lutz, i cili në të kaluarën ka punuar me yje të tillë si: Drake, Kanye West dhe Jay-Z.

Ndërkaq në videoklipin e këngës së kaluar të lansuar para 3 javësh, “Positions”, i cili e mban titullin e albumit të gjashtë të incizuar në studio të pop yllit, Grande u shfaq si presidente tejet atraktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Albumi “Positions” me t’u publikuar i solli këngëtares suksese të jashtëzakonshme. Ai i përmban gjithsej 14 këngë të reja, në mesin e së cilave edhe disa bashkëpunime me artistët e preferuar të Grandes si: The Weeknd, Doja Cat dhe Ty Dolla Sign.