Me postimin e një fotografie ku vëllai i saj shfaqet i veshur me veshje kombëtare, plis të bardhë në kokë dhe jelek të kuq me shqiponjën dykrenare, Rita Ora, ka zgjedhur t’ia uroj ditëlindjen të voglit të familjes, Don Ora.
Këngëtarja me prejardhje kosovare e cila shpesh ndanë momente familjare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, gjithmonë e ka shprehur dashurinë që e ka për motrën e madhe, Elena, e cila njëherësh është edhe menaxhere e këngëtares, e veçanërisht Donin që sot e feston ditëlindjen e 23-të.
“Urime ditëlindja DON! Sot është ditëlindja jote vëlla i vogël… të dua shumë, ti je shumë argëtues, i mençur dhe i lezetshëm. Nuk më besohet se je bërë 23-vjeçar. Ende të konsiderojë një fëmijë të vogël ❤️??❤️❤️❤️❤️”, kishte shkruar Rita në urimin e saj.
Ditëve të fundit, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka qenë lajm në mediat dhe portalet e shumta, për faktin se brenda një periudhe të shkurtër kohore ka arritur ta mbledhë një pasuri prej 20 milionë funtesh, falë karrierës së suksesshme si këngëtare por edhe si ambasadore e markave të ndryshme të modës, transmeton Koha.
Para dy ditëve ajo e zbuloi lajmin se e ka nënshkruar edhe një kontratë masive, kësaj radhe me kompaninë “JD Sports”, për ta udhëhequr fushatën e tyre reklamuese të Krishtlindjeve.
{gallery}