Showbiz

Eleni Foureira kërcen Vallen e krushqve

Pas pjesëmarrjes së saj në “Eurovision” dy vite më parë, Eleni Foureira, u kthye në një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Madje edhe shqiptarët e pëlqejnë shumë.

Së fundmi ajo ka postuar në “Instastory” disa video ku shfaqet duke kërcyer e në sfond ka këngë të ndryshme.

Moderatori Ermal Peçi ka edituar një video të sajën duke i vendosur në sfond vallen e krushqve duke e publikuar në “Insastory”, teksa i ka bërë tag edhe këngëtares. Më pas kjo e fundit e ka rishpërndarë atë në profilin e saj, duke gëzuar kështu të gjithë fansat e saj shqiptarë.

Ndërkohë kujtojmë se më 26 korrik të vitit 2018 këngëtarja me origjinë shqiptare ngriti në këmbë të gjithë sheshin “Skënderbej” me performancën e saj energjike.

Nga ana tjetër, në dhjetor 2019-s Foureira e ndezi skenën e Festivalit të Këngës, me një performancë të zjarrtë të këngëve të saj dhe ato të huaja!