Kendrick Lamar ka mjaftueshëm material muzikor të pa publikuar, sa t’i realizojë 6 albume të plota.
Ylli i muzikës rep i shpërblyer me Grammy, nuk ka lansuar album të incizuar në studio që nga incizimi “Damn” në vitin 2017, por sipas bashkëpunëtorit tij të vjetër, Derek ‘MixedByAli’ Ali, Lamar përgjatë tri vjetëve të fundit i ka incizuar mjaftueshëm këngë të cilat nuk janë publikuar ende.
Ndërkohë, Kendrick Lamar në të kaluarën e kishte pranuar se ndërmjet realizimit të secilit album, kalon shumë kohë duke kërkuar të sjellë tinguj të ri dhe risi tjera në muzikën të cilën e kultivon, transmeton Koha.
Ylli 33-vjeçar u repit e ka shpjeguar se i pëlqen të thyej kufij me secilin album që e lanson, dhe jo ta përsëris të njëjtën muzikë të cilën e ka realizuar më herët.
“E kam kaluar një vit të tërë duke menduar si ta prodhoj ndonjë tingull të ri, sepse nuk më pëlqen t’i përsëris të njëjtat gjëra sërish. Kam nevojë për diçka të re për të më emocionuar dhe inspiruar tutje. Edhe adhuruesit frustrohen herë pas here me artistët e tyre të preferuar, sepse duan këngë dhe materiale të reja muzikore”, ka përfunduar Lamar.
Kënga më e suksesshme e artistit të shquar edhe për angazhimin e tij në çështje shoqërore, Kendrick Lamar, mbetet ajo e vitit 2017, “Humble”, e cila i numëron më shumë se 746 milionë klikime në YouTube.
-
18 nëntor 2020 11:40
-
Shpërndaje në: