Showbiz

Gwen Stefani mbështeti të fejuarin nga vetura kur ai fitoi çmimin në “People’s Choice Awards”

Gwen Stefani mbështeti të fejuarin nga vetura kur ai fitoi çmimin në “People’s Choice Awards”
Foto: Female First
 

Për shkak të rregullave ndaj situatës me pandeminë COVID-19, këngëtarja e njohur Gwen Stefani nuk ka mundur të jetë pranë të fejuarit të saj, Blake Shelton, derisa ai po pranonte çmimin “Top Country Artist” në "People’s Choice Award".

Megjithatë, Gwen ka gjetur mënyrën për ta mbështetur atë. Derisa ka treguar unazën e fejesës, në një video të postuar në Instagram, ndër të tjera ka shkruar: “Duhet të qëndroj brenda në veturë për shkak të COVID-it. Por, jam këtu për ta mbështetur Blake në rast se fiton”.