Showbiz

Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës

Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës

Reperi Brian Trotter, i njohur me emrin artistik “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas, kanë bërë të ditur mediat e huaja të mërkurën.

Policia ka zbuluar trupin e tij të pajetë të martën, ndërsa ka arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain. Shoferi është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.