Showbiz

“Free Me” kënga e re e Sias që ngrit vetëdijen për HIV-in

Aktoret e famshme Julianne Moore dhe Zoe Saldana i janë bashkuar këngëtares australiane Sia në videoklipin e këngës së saj të re “Free Me” në një përpjekje për të rritur vetëdijen kundër HIV-it dhe për të ngritur fonde për fushatën “#endHIV”.

“Kjo është Kai, pret të bëhet nënë, një vajzë, një mike”, flet Julianne në fillim të videos, ndërsa Zoe Saldana shfaqet në një zyrë mjekësore. “Ajo do ta mësojë se HIV-i po qëndron në trupin e saj, duke e sulmuar sistemin e saj imunitar, dhe nëse nuk trajtohet atëherë HIV-i do të kalojë në foshnjën që rritet brenda saj”.

Më pas Zoe Saldana fillon të vallëzojë me koreografinë e krijuar nga Ryan Heffington, i cili kishte bërë koreografinë edhe të këngëve të saj të më parshme “Cheap Thrills”, “The Greatest”, si dhe “Chandelier”.

Në 30 sekondat e fundit shfaqet një moment emocional, është Zoe Saldana duke përqafuar fëmijën e saj, derisa vazhdon interpretimi i Sias.