Showbiz

“Top Koha Music” dhe planet e rap-artistit të ri

“Top Koha Music” dhe planet e rap-artistit të ri

Këtë javë në “Top Koha Music” do mund të ndiqni intervistën e realizuar me artistin e ri shqiptar Rinor Kastrati. Reperi, i cili është i njohur për këngët e realizuara me motrën e tij Dafina Kastrati, ka shpalosur planet për debutimin me materiale muzikore solo.

Viti i ardhshëm duket se do jetë i rëndësishëm për të meqë pritet të lansojë albumin debutues pjesë e së cilit do jetë edhe bashkëpunimi me një artist të njohur të skenës botërore.