Showbiz

Netflixi zbulon dy aktorët e rinj të sezonit të tretë të “You”

Dy aktorë të rinj do të shfaqen në sezonin e tretë të “You”, ka deklaruar Netflix.

Shalita Grant është aktorja e re që do të luaj rolin e Sherryt, që sipas platformës dixhitale ajo është një nënë e cila pretendon se është e mirë dhe se rrethohet nga dashuria në rrethin shoqëror por në të vërtet ajo është vajzë e keqe.

Ndërsa, aktori Travis VanWinkle do të luaj rolin me emrin Cary i cili do të ftojë Joen brenda rrethit të ngushtë të tij.

Grant njihet për rolin e saj si Sonja Percy në “NCIS”, kurse VanWinkle për filmin “Firday the 13th”, shkruan CNN.

Filmi “You” bazohet në serinë e librave të Caroline Kepnes, i cili bën fjalë për një burrë, Joe Goldberg, që në sezonin e parë do të bëjë gjithçka për të fituar zemrën e gruas që takon kur ajo vjen në librarinë ku ai punon. Në sezonin e dytë, Joe bartet nga New Yorku në Los Angeles nën emrin Will Bettelheim dhe bie në dashuri me një grua tjetër, Love Quinn.

Nuk dihen ende detaje për sezonin e tretë, megjithatë sezoni i dytë përfundoi me Quinnin e cila është shtatzënë me fëmijën e Goldbergut.