Showbiz

Anya Taylor-Joy e portretizon Furiosan në filmin e ardhshëm “Mad Max”

Anya Taylor-Joy e portretizon Furiosan në filmin e ardhshëm “Mad Max”

Regjisori i filmave “Mad Max”, George Miller, ka bërë të ditur se vazhdim i ri i këtij filmi i cili kthehet prapa në histori, do të fokusohet në personazhin e aktores, Charlize Theron, Furiosa.

Ndërkohë së fundmi, u konfirmua edhe lajmi se aktorja e përzgjedhur për ta portretizuar këtë rol është, Anya Taylor-Joy, e njohur për role në filma të tillë si: “Vampire Academy”, “Split”, “Glass”, “Emma”, “The New Mutants” dhe të tjerë. Krahas aktores 24-vjeçare ekipit të filmit i janë bashkuar edhe yjet, Chris Hemsworth dhe Yahya Abdul-Mateen.