Besohet se modelja e njohur, Bella Hadid, është në lidhje dashurie me nipin e aktorit Jack Nicholson, Duke Nicholson.
Një burim i afërt i Hadidit ka bërë të ditur për gazetën “New York Post”, se bukuroshja 24-vjeçare dhe aktori 21-vjeçar janë në lidhje të fshehtë qe një muaj.
Po ashtu thuhet se çifti ka kaluar kohë së bashku në New York me ç’rast edhe e kanë festuar ditëlindjen e Bellas, para se ajo të nisej në një udhëtim me mikeshat e ngushta.
Bella Hadid e ka mbajtur lidhjen e re romantike larg rrjeteve sociale, por i ka postuar disa fotografi nga festa e ditëlindjes më shoqe në një ishull privat, transmeton Koha.
Duke Nicholson i ka ndjekur hapat e gjyshit të tij që njihet si aktor veteran i hollywoodit. Ai ka luajtur në filmin e suksesshëm horror të Jordan Peeles të lansuar në vitin 2019, “Us”, si dhe do ta portretizojë rolin e Derrick Millebranit, në trilerin e ardhshëm “Dreamland”.
I dashuri i ri i Hadidit po ashtu ka eksperiencë në fushën e modës, si dhe përfshihet në ballinën e albumit të këngëtares Lana Del Rey, “Norman F****** Rockwell”.
Lidhja e fundit romantike e supermodeles Hadid, ishte me këngëtarin The Weeknd. Çifti e kishte filluar lidhjen në vitin 2015 por ishin ndarë pas vetëm një viti. Më pas, dyshja ishte ribashkuar në vitin 2018 por fatkeqësisht lidhja nuk i mbijetoi sfidave që i sjellë fama dhe angazhimet e shumta në karrierë, dhe kështu përfunduan të ndarë pas një viti.