Showbiz

Trileri “Horizon Line” vjen së shpejti nëpër kinema

Ylli i filmit “Get Out”, Allison Williams i është bashkuar aktorit të serisë “The Last Kingdom”, Alexander Dreymon, në filmin e ri të zhanrit triler me titull “Horizon Line”. 

Frekuencat e para të shkëputura nga ky projekt tashmë janë publikuar duke sjellë tension e momente të frikshme, çka edhe i pret të gjithë ata që vendosin për ta shikuar filmin në kinema, muajin e ardhshëm. 

Me regji të Mikael Marcimain, filmi e sjell aktoren Williams në rolin e Saras, e cila e ribashkohet me ish të dashurin e saj Jackson, të portretizuar në film nga Dreymon, në rrugë për të shkuar në dasmën e një mikut të tyre të përbashkët. Por situata bëhet e rrezikshme kur ata detyrohen të udhëtojnë me një aeroplan jofunksional mbi Oqeanin Indian. Në momentin që piloti i aeroplanit pëson sulm në zemër, dyshja duhet ta bëjë të pamundurën të luftojë për jetët e tyre, dhe të aterojnë në ishull me sukses. 

Filmi premton të jetë më ndryshe nga projektet e këtij zhanri që jemi mësuar t’i shohim deri më tani, kjo falë aftësive të jashtëzakonshme të regjisorit dhe lojës së mrekullueshme të aktorëve, Allison Williams dhe Alexander Dreymon. Gjithashtu meritat për suksesin e filmit i takojnë skenaristëve, Joseph Campbell  dhe Matthew Stuecken, të cilët e kanë dhënë më të mirën nga vetja në krijimin e këtij skenari, dhe pritet që gjithë kjo punë dhe përkushtim të rezultojë me krijimin e një prej trilerëve më të mirë të kësaj kohe, transmeton Koha. 

“Horizon Line” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 6 nëntori i këtij viti.

{gallery}