Showbiz

Pas 25 vjetësh, “Queen” kryeson listat muzikore

Grupi i rokut “Queen” u është rikthyer majave të listave muzikore për herë të parë që prej vitit 1995. Albumi koncertual i bendit “Live Around The World” la prapa vetes pop-bendin “Blackpink” dhe ishanëtaren e “Spice Girls”, Melanie C, duke zënë vendin e parë. Në përgjithësi është e dhjeta herë që “Queen” është pozicionuar në vendin e parë dhe hera e parë për këngëtarin amerikan Adam Lambert, i cili u bë pjesë e grupit më 2011. 

“Numër një – numri im i preferuar”, ka thënë bateristi Roger Taylor. “Është ende emocionuese. Më vjen mirë që njerëzit po kënaqen me këtë album kaq shumë”, ka shtuar Lamberti. “Fakti se mund të festojmë për muzikën ikonike të grupit “Queen”, për gjithë këta vjet, është e pabesueshme”. 

“Live Around The World” është albumi i tetë live i “Queen”, por albumi i tyre i parë pa anëtarin themelues dhe këngëtarin Freddie Mercury, i cili vdiq më 1991. Lambert për here të parë këndoi me Taylorin dhe kitaristin Brain May më 2009, kur ishte finalist në sezonin e tetë të emisionit “American Idol”. Ata filluan të performojnë bashkë në koncerte pas dy vjetësh. Që nga ajo ditë, Queen + Adam Lambert janë shndërruar një nga ngjarjet live më të kërkuara në botë, duke performuar para një publiku nga e gjithë bota, duke arritur shifrën 4 milionë njerëz. 
Në albumin live paraqiten performanca të hiteve si “Don't Stop Me Now”, “Radio Ga Ga”, “We Will Rock You” dhe “We Are The Champions” në vende të ndryshme në botë. Ishte publikuar si falënderim ndaj fansave pasi koncertet e “Queen” për 2020-n ishin shtyrë për shkak të pandemisë. 

“Përderisa po kemi përpara sfidën për të krijuar shou live në një botë të dominuar nga armiku viral i frikshëm, na u është dukur se është koha e përkryer për ta krijuar një koleksion të momenteve më interesante live”, ka thënë May. 

Albumi përmban një perfromancë në Sidnei, e xhiruar në janar të këtij viti, ku bendi rikrijoi ngjarjen e tyre historike “Live Aid” në tërësi, si pjesë e një mbledhësi fondesh për krizën e zjarrit në Australi.
“Queen” u ballafaqua me sfida për ta arritur numrin e parë nga grupi korean i vajzave, “Blackpink”, albumi debutues i të cilave pati një rritje të shitjeve gjatë fundit të javës. Fillimisht ishin të gjashtat në listë gjatë mesit të javës, pastaj grupi u ngjit te numri tre të mërkurën, para se ta zinte vendin e dytë, kur lista u përmbyll. 
Kuarteti - Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rose – kanë pasur kasetën më të shitur të albumit gjatë javës, duke kaluar në 5.700 kopje. 
Ndërkohë albumi i pestë më i shitur në Britaninë e Madhe – “What's The Story (Morning Glory)?” nga Oasis – rihyri në lista duke zënë vendin e tretë falë një ribotimi për përvjetorin e 25-të. 

Kënga “Mood” nga 24kGoldn kryesoi listën e këngëve më të mira për të tretën javë, duke mbajtur jashtë garës këngëtarët si D-Block Europe, Shawn Mendes, Miley Cyrus dhe Bryson Tiller. P