Kristen Stewart, aktorja e zgjedhur për të luajtur rolin e princeshës Diana në filmin autobiografik “Spencer”, është nervoze për rolin që i është besuar.
Te Stewarti kanë ndikuar komentet e shumta negative të publikut, i cili pretendonte se dikush tjetër e meritonte më shumë këtë rol.
Megjithatë, aktorja tregoi se po punon shumë me theksin për t’ju përshtatur princeshës dhe se ky rol është tani prioriteti i saj.
“Njerëzit e njohin shumë mirë zërin e saj, është kaq i dallueshëm dhe i veçantë, prandaj kjo më vendos në siklet. Po punoj shumë dhe madje kam një trajner që po më ndihmon me theksin”, u shpreh Kristen.
Aktorja thotë se kjo është një preh historive më të dhimbshme që ekziston.
“Dua ta njoh atë në detaje. Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here”, tha ajo.
Filmi “Spencer” do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë.
Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhi në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor.
Ai nuk do të përfshijë fundin tragjik të Dianas, por vetëm martesën problematike me Charlesin dhe xhirimet do të nisin në vitin 2021. \ A2News