Showbiz

Trey Songz rezulton pozitiv me koronavirus

Descriptive Text

Reperi i njohur amerikan, Trey Songz, ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ylli 35-vjeçar i muzikës i cili është baba i një djali 17-muajsh, Noah, e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta shpjeguar se ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet testit ndaj virusit vdekjeprurës rregullisht, për shkak se këta muaj ka qenë shumë i angazhuar me protestat në rrugë kundër racizmit sistematik në vend. Tutje ai ka treguar se prioritet për të është shëndeti i fëmijës së tij.

Ylli i hitit “Can't Help But Wait” tani po qëndron në vetizolim dhe nuk do të shfaqet në publik deri sat ë rezultojë negative ndaj koronavirusit, transmeton Koha.

Përmes një videomesazhi drejtuar 12.2 milionë ndjekësve të tij në Instagram, Trey tha: “Jam këtu me një mesazh shumë të rëndësishëm, dhe dua t’iu informoj se kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Gjatë muajve i jam nënshtruar disa herë këtij testi, kjo pasi ka qenë shumë aktiv nëpër rrugë duke protestuar, dhe sigurisht duhej të sigurohesha që nuk jam i sëmurë për shkak të djalit tim të vogël. Por, fatkeqësisht kësaj radhe testi doli të jetë pozitiv. Prandaj kam vendosur ta marrë seriozisht këtë sëmundje dhe të vetizolohem. Do të qëndroj në shtëpi deri sa të rezultojë negative për koronavirus.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Down but not out! Stay safe y’all! Wear your mask. Wash your hands. ??

A post shared by treysongz (@treysongz) on

 

Trey Songz po ashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që ta marrin seriozisht këtë virus, si dhe e kritikoi presidentin Donald Trump, i cili bashkë me zonjën e parë Melania Trump, javën e kaluar rezultuan pozitiv me koronavirus.

Reperi i njohur amerikan i cili beson se gjyshi i tij ka mundur të vdes nga COVID-19 në fillim të vitit, gjithashtu ua kujtoi fansave rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe pastrimit të shpeshtë të duarve, në mënyrë që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes që deri më sot u ka marrë jetën më shumë se 1 milion personave.