Showbiz

Rihanna e prezantoi koleksionin e ri “Savage X Fenty” me një shou fantastik

 

Për herë të dytë, Rihanna po bashkëpunon me platformën digjitale Amazon Prime, për ta lansuar koleksionin e ri të të brendshmeve “Savage X Fenty”. Ky shou special u transmetua më të premten më 2 tetor.

Yje të shumë të showbizit ishin pjesë e sfilatës artistike dhe të veçantë të këngëtares Rihanna, të tillë si Paris Hilton, Demi Moore, Bella Hadid, Laura Harrier, Cara Delevigne, Lizzo dhe të tjerë.