Tenori italian, Andrea Bocelli, së shpejti do të publikojë albumin e tij të radhës.
Billboard shkruan se albumi i tij “Believe” do të publikohet më 13 nëntor, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Koncepti prapa ‘Believe’ bazohet në tri fjalë: besim, shpresë dhe bamirësi”, ka thënë Bocelli në një deklaratë. “Këto janë tri virtytet teologjike të krishterimit, megjithatë, përtej çdo besimi fetar, ato janë tre çelësa të jashtëzakonshëm për t’i dhënë kuptim dhe plotësi jetës së secilit prej nesh”.
“Believe”, në bashkëproduksion me Steven Mercurion dhe Haydn Bendallin, është një koleksion të këngëve që kanë inspiruar Bocellin gjatë jetës së tij.