Showbiz

Komuniteti artistik i neveritur me debatin Trump-Biden

Foto: Reuters

Donald Trump asnjëherë nuk ka qenë i preferuar në komunitetin artistik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpesh ata e kanë shprehur mendimin e tyre kritik publikisht, nëpër intervista të ndryshme televizive dhe nganjëherë edhe kanë shkëmbyer mesazhe të ashpra me presidentin e shtetit, përmes rrjetit social Twitter.

Por, kohëve të fundit mospëlqimi i artistëve ndaj Trumpit është rritur edhe më shumë sidomos në këtë periudhë parazgjedhore, transmeton Koha.

Derisa të martën mbrëma u mbajt debati i parë i Trumpit përballë me kandidatin e partisë demokratike për president, Joe Biden, reagimet e yjeve i pushtuan rrjetet sociale. Të alarmuar me gjuhën e presidentit në debat dhe nivelin e ulët të bashkëbisedimit karshi Bidenit, duket se yjet e showbizit kanë mbetur edhe më të acaruar me të. Madje shumica e kanë shprehur mllefin me fjalë pak më të rënda dhe fyese karshi Donald Trumpit.

Disa prej artistëve që kanë postuar reagimet e tyre online jenë: Mark Hamill, Bette Midler, Kelly Rowland, John Legend, Michelle Williams, madje edhe bukuroshja me prejardhje kosovare, Dua Lipa. Kjo e fundit e ka postuar një fotografi në Instagramin e saj përmes së cilës bënë shaka me flokët e presidentit Trump.

{gallery}