Showbiz

Henry Cavill do të dëshironte të bëhej James Bondi i ardhshëm

Descriptive Text

Aktori 37-vjeçar, Henry Cavill, i cili më së miri njihet për portretizimin e Supermanit, ka treguar së fundmi se do ta pranonte menjëherë ofertën për ta zëvendësuar Daniel Craigun në rolin e tij ikonik të agjentit 007, duke e pranuar se kjo do të ishte një mundësi shumë emocionuese dhe e rëndësishme për të.

Cavill i cili në të kaluarën kishte bërë audicione për këtë rol, për revistën “GQ” citohet të ketë thënë: “Në këto momente, asgjë nuk është e sigurt. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por, po, do të më pëlqente ta portretizoja Bondin dhe kjo do të ishte një mundësi emocionuese për mua. Nëse Barbara Broccoli dhe producenti Michael G. Wilson do të ishin të interesuar për bashkëpunim, unë patjetër se do ta pranoja ofertën”.

Ndërkohë, së fundmi Henry tregoi se ai nuk do të bëjë xhirime shtesë për filmin “Justice League”, transmeton Koha.

Ylli hollywoodian e ka portretizuar Supermanin në filmin e vitit 2017, pavarësisht se regjisori fillestar i këtij projekti, Zack Snyder, ishte larguar nga ky rol dhe më pas ishte zëvendësuar nga Joss Whedon. Tutje, ai e portretizoi superheroin më të dashur të botës edhe në dy filma të tjerë, "Batman vs. Superman” dhe “Justice League”. Aktualisht aktori është duke punuar në një seri katër episodesh të bazuar mbi vizionin e tij për këtë projekt.

Filmi i ardhshëm ku mund ta shohim yllin Henry Cavill, krahas disa emrave të tjerë të mëdhenj të hollywoodit është, “Death on the Nile”, i cili pritet të lansohet për publikun e gjerë në dhjetor të këtij viti.