Showbiz

Aktorja japoneze Yuko Takeuchi gjendet e vdekur

Aktorja japoneze Yuko Takeuchi është gjetur e vekur në shtëpinë e saj në Tokio.

Policia ka nisur hetimin nën dyshimin se aktorja japoneze ka bërë vetëvrasje.

Ajo thuhet të jetë gjetur nga bashkëshorti i saj, aktori Taiki Nakabayashi, transmeton KOHA. Vdekja e sja u konfirmua në spital.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni që ishte paraqitur në shumë filma e serale gjatë karrierës së saj.

Ajo ka luajtur rolin femër të Sherlock Holmes në vitin 2018, “Zonja Sherlock”, i cili është shfaqur në disa shtete, përfshirë SHBA.

Ajo ka fitur çmimin si aktorja më e mirë për tre vjet me radhë, në Akademinë e Çmimeve të Japonisë, raporton BBC.

Edhe pse nuk është konfrimuar se ajo ka kryer vetëvrasje, kjo ka qenë arsye e vdekjeve për një numër të talenteve japoneze, si aktorja Sei Ashina në fillim të muajit, aktori Haruma Miura dhe Hana Kimura në maj.

Japonia është një nga vendet me numrin më të lartë të vetëvrasjve në botë, megjithëse sipas OBSH-së numri ka rënë për shkak të ndërmarrjes së masave në vitin 2015.