Ylli i Bollywoodit Deepika Padukone po merret në pyetje nga bordi i narkotikëve në një hetim lidhur me vdekjen e aktorit indian Sushant Singh Rajput.
Padukone është në mesin e gjashtë personave që janë marrë në pyetje, ndërsa pritet që të merren edhe dy aktorë të tjerë të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE dashura e Rajput, Rhea Chakraborty, është arrestuar në fillim të muajit nën dyshimin se ka blerë drogë për të, akuza të cilat ajo i ka mohuar.
Rasti ka nxitur reagime të shumta në Indi, raporton BBC.
Aktorja Sara Ali Khan dhe Shraddha Kapoor janë në mesin e atyre që do të merren në pyetje nga hetuesit të shtunën, sipas gazetave, transmeton KOHA. Rakul Preet Singh, tjetër aktor, është marrë në pyetje të premten.
34-vjeçari Rajput është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mumbai më 14 qershor. Policia në atë kohë kishte thënë se ai kishte vrarë veten.
Por, familja e tij më vonë kishte regjistruar një ankesë në polici kundër Chakraborty duke e akuzuar për nxitje për vetëvrasje dhe krime të tjera, të cilat ajo vetë i ka mohuar.