Showbiz

Xhirimet e filmit të dytë “Shazam” nisin vitin e ardhshëm thotë Zachary Levi

Zachary Levi ka lënë në nënkuptohet se xhirimet e filmit, “Shazam: Fury of the Gods”, do të nisin në fillim të vitit 2021.

Aktori 39-vjeçar pritet ta përsëris rolin protagonist të superheroit Shazam, në filmin e ardhshëm të bazuar në librat komik “DC Extended Universe”, transmeton Koha.

Në një intervistë të fundit, Levi citohet të ketë thënë: “Personat prapa realizimit të këtij projekti na patën informuar se do ta xhironim edhe një vazhdim, menjëherë pas premierës së filmit të parë. Ata ishin në dijeni se filmi ishte mirëpritur me sukses nga publiku dhe ishin të kënaqur me fitimet e tij në arkat filmike. Prandaj, gjatë kësaj kohe kanë punuar me përkushtim në krijimin e skenarit për vazhdimin e dytë të filmit, dhe mendoj se në fillim të vitit të ardhshëm do t’i fillojmë edhe xhirimet e tij.”

Tutje aktori Zachary Levi e pranoi se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar pasiguri rreth prodhimit të filmit, por mendon se vazhdimi i dytë duhet të realizohet sa më shpejtë që është e mundur, pasi aktorët e rinj që janë pjesë e kastës po rriten shumë shpejtë.

Shazam në të vërtetë është një djalë tinejxher i quajtur Billy Batson, që në filmin me buxhet të lartë portretizohet nga Asher Angel, i cili mund të transformohet në superhero të rritur duke e shfrytëzuar fjalën magjike “Shazam”.

Fjala është akronim i perëndive dhe figurave historike të botës antike: Solomon, Hercules, Atlas, Zeus, Achilles dhe Mercury.