Showbiz

Ka vdekur nëna e Sylvester Stallones në moshën 98-vjeçare

Descriptive Text

Ylli i filmave “Rocky”, Sylvester Stallone, e ka humbur personin e dashur të jetës.

Vëllai i vogël i aktorit, Frank Stallone, e bëri të ditur lajmin se nëna e tyre Jackie ka vdekur në moshën 98-vjeçare, transmeton Koha.

Në një postim në Facebook, ai kishte shkruar: “Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme e cila ka punuar çdo ditë të jetës me plot energji dhe guxim. Ajo vdiq në gjumë ashtu siç ka dashur. Jeta e saj ishte e mbushur me histori të cilat na i rrëfente gjatë gjithë kohës nga vitet ’20, ’30 dhe ’40. Mendja e saj ishte e kthjellët deri më ditën që vdiq.”

Jackie, e cila po ashtu ishte nënë e aktores së ndjerë Toni D'Alto, njihej për botimin e disa librave të astrologjisë. Ajo kishte deklaruar se gjatë karrierës së saj ka këshilluar persona të ndryshëm duke filluar nga mbretër, kryeministra, politikanë, yje filmash, bixhozgjinj, gangsterë, gjeneralë, policë dhe të tjerë.

Ndër vite Jackie po ashtu i ka bërë disa paraqitje televizive në emisione të tilla si: “The Howard Stern Show”, “Oprah”, “The Late Show With David Letterman”, “Larry King Live’ dhe “The Graham Norton Show”.

Jacqueline Stallone prapa vetes e ka lënë bashkëshortin Stephen Levine, si dhe djemtë Sylvester dhe Frank.