Showbiz

Aktori Penn Badgley është bërë baba për herë të parë

Foto: People Magazine

Ylli i serisë “You”, Penn Badgley dhe bashkëshortja e tij Domino Kirke, e cila e ka një djalë 12-vjeçar me ish të dashurin Morgan O'Kane, e kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmin çifti e konfirmoi përmes një postimi në Instagram, me ç’rast i informuan fansat se foshnja që është djalë u lind muajin e kaluar dhe gëzon shëndet të mirë, transmeton Koha.

Muzikantja Domino Kirke po ashtu e ka postuar një fotografi ku ajo shihet duke fjetur afër djalit të saj, edhe pse deri më tani nuk ka ndarë detaje shtesë rreth foshnjës, përfshirë këtu emrin me të cilin e kanë pagëzuar.

Gjatë gjithë shtatzënisë së saj, Domino ka ndarë shumë pak detaje me publikun e gjerë. Lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me aktorin, Penn Badgley, e kishte bërë të ditur në muajin shkurt kur edhe e zbuloi lajmin se, para se të mbetej shtatzënë i kishte përjetuar dy aborte spontane.

Penn Badgley megjithëse ka 20 vite që është pjesë e industrisë së filmit, ai arriti të bëhet i famshëm vjetëve të fundit për rolet e tij në seritë televizive, “Gossip Girl” dhe “You”. Tani ai po konsiderohet një prej aktorëve më premtues të gjeneratës së tij.

{gallery}