Rita Ora gjithmonë duket e mahnitshme kur del jashtë, derisa edhe kësaj radhe u sigurua që të dukej shumë në modë në hapjen e restorantit të mikut të saj, Vas J Morgan, në Londër, të premten.
29-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen me një palë pantallona të shkurtër lëkure, të cilët theksonin më shumë fizikun e saj, kombinuar me një xhaketë sportive elegante.
Ajo i shtoi shkëlqim dukjes së saj me një palë këpucë të zeza me detaj argjendi përreth këmbës dhe po ashtu me xhevahirë të gjelbër dhe argjendi në pantallona.
Ndërkaq, flokët i kishte lëshuar, ajo pozonte para derës së restorantit, shkruan Daily Mail.
Pa harruar aksesorin kryesor, Rita kishte një çantë të madhe me një zingjir argjendi dhe një maskë të zezë kur arriti.
Gjatë tërë natës, musafirët u kujdesën që të respektonin distancën sociale dhe masat e sigurisë, transmeton KOHA.
Rita Ora tashmë është kthyer në Britani, pas pushimeve të verës nën diellin e Greqisë dhe Ibizës.
{gallery}