Showbiz

Ndërpriten xhirimet e “Midnight in the Switchgrass” shkaku i pandemisë

Xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass” janë shtyrë për shkak se dy persona në sheshin e xhirimeve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Filmi në të cilin luajnë aktorët: Megan Fox, Bruce Willis, Emile Hirsch dhe Machine Gun Kelly, i dashuri aktual i Foxit, i kishte rifilluar xhirimet në Puerto Rico në korrik të këtij viti pas katër muajve pauzë, si pasojë e krizës globale shëndetësore por tani puna rreth këtij projekti është dashur të ndërpriten sërish, transmeton Koha.

Një zëdhënës i kompanisë filmike “The Pimienta Film Company” ka thënë për uebfaqen “TMZ”, se drejtuesit e filmit e kanë bërë të pamundurën në krijimin e protokolleve për ruajtjen e sigurisë të secilit person në sheshin e xhirimeve, por dy anëtarë të ekipit kanë dalë pozitiv ndaj testit për virusin vdekjeprurës. Ata nuk shfaqnin simptoma dhe menjëherë pas marrjes së rezultatit ishin futur në karantinë, por produksioni prapa realizimit të filmit ka vendosur t’i pauzojë xhirimet përkohësisht.

Regjisori i filmit, Randall Emmett, tani po planifikon t'i rifillojë xhirimet pas disa javësh në Santa Barbara, por me masa të shtuara të sigurisë.