Showbiz

Miley Cyrus e përfshin Dua Lipën në njërën këngë të albumit të ri

Miley Cyrus e përfshin Dua Lipën në njërën këngë të albumit të ri

Miley Cyrus e ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtaren britaniko-kosovare, Dua Lipa, në albumin e saj të ri.

Ylli i hitit “Midnight Sky” veçse i kishte ngacmuar fansat me një bashkëpunim të mundshëm me Lipën dhe ikonën e muzikës Billy Idol, kur para disa javësh e kishte postuar një fotografi nga studioja incizuese, ku ajo shihet krahas bukuroshes me prejardhje kosovare dhe producentit të njohur muzikor, Andrew Watt, njëherësh ish i dashuri i Rita Orës.