Showbiz

Bendi “The Rolling Stones” bënë histori në toplistat britanike

Bendi “The Rolling Stones” bënë histori në toplistat britanike

Rokerët veteran “The Rolling Stones” edhe një herë kanë arritur ta kryesojnë toplistën e albumeve më të mira në Britani të Madhe, dhe kështu kanë krijuar histori duke u bërë bendi i parë që ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të kësaj topliste muzikore përgjatë gjashtë dekadave.

Bendi i cili për herë të parë filloi të performoi në vitin 1962, arriti të ngjitet menjëherë në maje të toplistës së albumeve më të mira në vend me versionin fillestarë të albumit të tyre, “Goats Head Soup”, i cili më pas u lansua zyrtarisht në vitin 1973 dhe sërish arriti të pozicionohet në vendin e parë, transmeton Koha.