Showbiz

Elizabeth Debicki mezi pret ta portretizojë princeshën Diana

Foto: Getty Images

Aktorja australiane, Elizabeth Debicki, thotë se tashmë ka filluar të bëhet gati për ta luajtur rolin e princeshës Diana në serinë e njohur të platformës Netflix, “The Crown'”.

Debicki, të cilën aktualisht mund ta shohim në projektin e fundit të regjisorit Christopher Nolan, “Tenet”, do ta portretizojë princeshën e famshme në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serisë së suksesshme, e cila flet për jetën e familjes mbretërore britanike, transmeton Koha.

“Ka ca kohë që jam në dijeni për këtë rol dhe si aktor, kur të ofrohet një rol i caktuar ti automatikisht dhe pa e vënë re fare, fillon të përgatitesh për të. Kjo tashmë është bërë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, njëkohësisht edhe shumë e veçantë. Mendoj se ajo që ky shou e bënë, shikueshmërinë që e ka arritur dhe ndikimin që e ka tek njerëzit, është vërtetë diçka e mahnitshme. Prandaj, përfshirja në një projekt të tillë, krahas aktorëve të mrekullueshëm që kanë qenë pjesë e serisë, është një emocion në vete dhe një përgjegjësi e madhe për mua. Por, ndihem shumë fatlume që më është ofruar kjo mundësi në karrierën time”, citohet të ketë thënë aktorja.

Debicki do ta marrë përsipër këtë rol nga Emma Corrin, e cila e portretizon princeshën Diana në sezonin e katërt të serisë, i cili do të nis së transmetuari në platformën Netflix, në nëntor të këtij viti.

Ndërkohë, aktualisht Elizabeth Debicki luan në filmin e ri fantastik-shkencor, “Tenet”, krahas yjeve John David Washington dhe Robert Pattinson.

“Tenet” është filmi i parë me buxhet të lartë që është lansuar nëpër kinema që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, dhe është pritur mjaft mirë nga publiku duke arkëtuar edhe shuma të kënaqshme të hollash nëpër arkat filmike.