Showbiz

Snoop Dogg do ta lansojë brendin e tij të pijes alkoolike xhin

Ylli 48-vjeçar i repit, Snoop Dogg, i cili e kishte lansuar këngën e tij ikonike “Gin and Juice” në vitin 1994, tani është futur në tregun e pijeve alkoolike me markën e tij të quajtur “INDOGGO”.

“Mezi pres që bota ta shijoj përzierjen time të pijes xhin! Kur e kam shkruar tekstin e këngës ‘Gin & Juice’ në vitin 1994, në mendje e kisha dëshirën për t’u ndjerë mirë dhe kënga flet për eksperiencat e mia personale. Por natyrisht ajo u shndërrua në himn global. Dhe teksa kam punuar në krijimin e pijes ‘INDOGGO’, dëshira ime kryesore ishte t’i jepja atyre ndjenjave jetë të re, përmes një xhini të butë, të ëmbël dhe unik”, citohet të ketë thënë reperi.

 

 

Brendi i ri i pijes xhin i Snoop Doggut thuhet se është inspiruar nga stili cool i Kalifornisë, dhe reperi mendon se ajo është tërësisht e veçantë në tregun e pijeve alkoolike.

Për revistën “People”, reperi tha: “Pija ime ka shije krejt ndryshe nga llojet tjera të xhinit në botë”.

“INDOGGO” fillimisht do të lansohet në Kaliforni kah fundi i këtij viti, para se të filloj të shitet anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.

Ndërkaq, së fundmi u bë i ditur lajmi se Snoop Dog i ka fituar më shumë se 5 milionë dollarë, prej se e ka arritur një marrëveshje marketingu me kompaninë e ushqimit me porosi “Just Eat”. Ky bashkëpunimi doli të jetë mjaft profitabil për yllin e muzikës rep.