Showbiz

Adele kritikohet për pamjen e saj të fundit

Ylli i njohur i muzikës, Adele shkaktoi debate të shumta në rrjetet sociale gjatë ditës së diel, pas postimit të një fotografie në Instagram ku ajo shfaqet me një stil flokësh afrikan të njohur si ‘Bantu’, bluzë të shkurtër me ngjyrat e flamurit të Jamaicas dhe veshje karnavali të njohura në kulturën e Afrikës dhe Karaibeve.

“Urime festën ‘Notting Hill Carnival’ londinezët e mi të dashur,” kishte shkruar këngëtarja në mesazhin e saj, duke iu referuar kështu karnavalit të dytë më të madh në botë, i cili zakonisht mbahet më 30 dhe 31 gusht në rrugët e Londrës.

Në postimin e saj, ylli i hitit “Hello” kishte vendosur t’i shfaq linjat e mrekullueshme trupore, pas humbjes së madhe të peshës dhe njëkohësisht me dukjen e saj, është munduar ta nderojë kulturën afrikane dhe atë të Karaibeve si dhe tolerancën ndërracore.

Por, publiku ndau mendime të ndryshme rreth pamjes së Adele, transmeton Koha. Disa e akuzuan për përvetësim kulturor dhe disa të tjerë e përqeshën, duke e krahasuar me personazhe qesharake të animuara.

Ngjarja e përvitshme e cila përcillet me shumë entuziazëm nga publiku i gjerë, këtë vit u detyrua të mbahet tërësisht në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Notting Hill Carnival” u mbajt për herë të parë në viti 1966 dhe u organizua nga aktivistja, Rhaune Laslett, qëllimi i së cilës ishte ta krijojë një festë e cila i bënë bashkë kulturat e ndryshme, si dhe e inkurajonte integrimin e komuniteteve të larmishme të lagjes.