Showbiz

Miley Cyrus lanson artikuj bamirës në kujtim të gjyshes së ndjerë

Foto: Vogue

Ylli i hitit “Midnight Sky”, Miley Cyrus javën e kaluar e bëri të ditur lajmin se gjyshja e saj, Loretta “Mammie” Finley, ka vdekur dhe tani përmes rrjeteve sociale ajo zbuloi se po i lanson dy bluza në kujtim të gjyshes së saj të ndjerë, me qëllim që të mbledhë të holla për bamirësi.

Një pjesë e të ardhura të fituara nga shitja e këtyre produkteve do të dhurohen për organizatën “Komuniteti në Shkolla” në Tennessee, kjo pasi gjyshja e këngëtares ishte mësuese me profesion e cila kishte diplomuar në kolegj në moshën 70-vjeçare, transmeton Koha.

Përmes një postimi në Twitter, Miley tha: “Për nderë të funeralit të gjyshes sime ‘Mammie’, bluzat e prodhuara në numër të limituar #Mammie4Evr tashmë kanë dalë në shitje në uebfaqen http://shop.Mileycyrus.com... Një pjesë e fitimeve do të dhurohen për organizatën @CISTennessee e cila i ndihmon fëmijët që të qëndrojnë në shkolla! Gjyshja imë ishte mësuese e cila diplomoi në kolegj në moshën 70-vjeçre! Ajo ishte heroi im”.

 

 

Organizata “Komuniteti në Shkolla” në Tennessee i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta falënderuar këngëtaren 26-vjeçare për këtë ofertë zemërgjerë.