Showbiz

Katie Holmes mendon se vajza e saj do të sundojë botën një ditë

Ish-ylli i serisë “Dawson's Creek”, Katie Holmes është tejet krenare me vajzën e saj 14-vjeçare Suri, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Tom Cruise, dhe mendon se kur të rritet ajo mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme.

Për revistën “OK!” aktorja e njohur hollywoodiane citohet të ketë thënë: “Çdo fazë në jetën e vajzës sime ka qenë e lumtur. Ajo e ka një shpirt të jashtëzakonshëm. Suri është një vajzë e fuqishme dhe e mençur, si dhe mendoj se një ditë ajo do ta sundojë botën. Jam vërtetë krenare me të”.

Aktorja 41-vjeçare ka bërë të ditur se e ka inkurajuar Surin që ta kuptojë rëndësinë e shfrytëzimit të zërit të saj, dhe të mos ketë frikë të flas për gjërat që i interesojnë.

Holmes po ashtu dëshiron ta bëjë të pamundurën për ta promovuar këtë mesazh, edhe jashtë shtëpisë dhe familjes së saj, transmeton Koha.

Katie dhe Suri jetojnë në New York City, ku ato mundohen ta bëjnë një jetë sa më normale që është e mundur.

Aktorja ishte martuar me yllin kinematografik Tom Cruise në vitin 2006, ndërsa kishte bërë kërkesë për shkurorëzim në korrik të vitit 2012. Cruise ka më shumë se 7 vjet që nuk është pjesë e jetës së vajzës së tij, Suri.

{gallery}