Showbiz

Aktorja Drew Barymore konfirmon thashethemet për “festën me gjyshin e vdekur”

 

Qe një kohë të gjatë, që nga vdekja e gjyshit të Drew Barymoret, aktorit të njohur John Barrymore, ka qarkulluar një thashetheme se i ndjeri pak pas vdekjes ishte zhvendosur nga morgu për “t’iu bashkuar” miqve në një festë të fundit.

Sipas thashethemeve aktori Errol Flynn, komediani W.C. Fields dhe poeti Sadakichi Hartman e morën kufomën e Barrymore nga morgu dhe e ulën në një tavolinë pokeri në vitin 1942, për t’ia bërë festën e fundit kur ai vdiq në moshën 60 vjeçare. Kur mbesa e ti Drew Barrymore u pyet për këtë gjë, ajo nuk e mohoi ngjarjen, shkruan NME-ja të dielën.