Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nuk ka mision të pamundur për Tom Cruise, aktori hidhet me motor nga 150 metra lartësi

Tom Cruise ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të.

Aktori 58-vjeçar është hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës së sagës “Mission Impossible” (Misioni I pamundur), shkruan A2News të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky do të jetë filmi i shtatë me protagonist Tom Cruise, i cili, sipas “Mail on Sunday”, u ka thënë miqve të tij se në moshën 60-vjeçare nuk do të bëjë më këto akrobacione nëpër sheshxhirime.

Mendohet se Tom Cruise do të xhirojë edhe një film tjetër pas këtij, që do të jetë i teti dhe i fundit i sagës së suksesshme “Mission Impossible”. Këta filma që kanë nisur në vitin 1996 kanë grumbulluar deri më sot rreth 2,7 miliardë dollarë në të gjithë botën.