Showbiz

Christina Aguilera publikon videon e këngës për filmin Mulan

Christina Aguilera ka publikuar një video të këngës së saj të re” Loyal Brave true”, këngë që do të paraqitet në filmin aksion “Mulan”.

Kjo këngë është një rikthim i rëndësishëm për Aguileran, e cila në vitin 1998 u paraqit ne filmin origjinal të animuar “Mulan” me këngën “Reflection”.

Aguilera pralajmëroi publikimin e videos dje në llogarinë e saj të Instagramit, me foto nga prapaskena dhe me porosinë “Nesër”, transmeotn KOHA.

Video e kësaj kënge po shfaqet pas publikimit të këngës në fillim të vitit, kur edhe ishte planifikuar premiera e filmit në muajin mars. Për shkak pandemisë, publikimi i filmit “Mulan” u shty dhe tani do të shfaqet më 4 shtator nëpërmes rrjetit Disney+ në SHBA.

Kënga “Loyal Brave Tre” është kënga e dytë për një film që ka bërë Augilera, pas këngës “My Family” me Snoop Dogg i cili u shfaq në fillimin e animuar “The Addams Family” në vitin 2019.

Image