Showbiz

Muzikali i bujshëm për “djelmoshat vallëzues” nxit zemërim në Afganistan

Kur bëhet fjalë për teatrin dhe prodhimin e filmave në Perëndim, portretizimet e Afganistanit rëndom nuk shkojnë përtej “grave me ferexhe të kaltra” dhe “burrave që bartin kallashnikovë”.

Por më 2017-n, dy amerikanë provuan diçka më jokonvencionale.

Tekstshkruesi Charlie Sohne dhe kompozitori Tim Rosser krijuan një muzikël mbi një temë, që edhe afganët do ta konsideronin tejet të ndjeshme dhe shqetësuese – “bacha bazi” apo “loja e djaloshit”.

“Bacha bazi” është një praktikë, me të cilën burrat e kamur dhe të pushtetshëm blejnë dhe i mbajnë djelmoshat adoleshentë - të njohur si djemtë valltarë - për argëtim dhe seks. Djelmoshat janë të trajnuar për të vallëzuar në mënyrë joshëse nëpër ahengje vetëm për burra, ku shpesh abuzohen seksualisht.

Mst: Një histori kundërthënëse

“The Boy Who Danced on Air’” rrëfen një histori dashurie mes djaloshit 16-vjeçar Paiman dhe një tjetër rioshi të përfshirë në të njëjtën praktikë “bacha bazi”.

Muzikali kryesisht ka lënë përshtypje të mirë te kritikët e teatrit; u quajt “i guximshëm, i thellë dhe i bukur”. Në një kritikë, “New York Times” e quajti temën “shqetësuese” dhe vlerësoi se Sohne dhe Rosser e kishin “çuar sfidën e një burimi tejet të zorshëm material, tepër larg”.

Shikuar nxitimthi kah 2020-a, pasi pandemia e koronavirusit nxiti mbylljen e teatrove, “The Boy Who Danced on Air” u detyra që sikurse shumë produksione të tjera të transmetohet në internet. Por, krejt papritur, ky veprim provokoi një valë zemërimi dhe kritikash prej anës së afganëve që jetojnë përreth botës, e të cilët, kur mësuan për herë të parë për muzikalin, e akuzuan atë për romantizimin e abuzimit seksual dhe përdhunimit të fëmijëve.

Medina Wardak, një punëtore sociale afgane në Amerikë, tha ta ketë shikuar muzikalin për 40 minuta dhe se pastaj iu desh ta ndalte.

“Nuk u ndjeva rehat, u ndjeva e keqkuptuar, e zemëruar dhe e shqetësuar në të njëjtën kohë”, tha ajo. “Strukesha secilën herë që aktorët mundoheshin të ishin të besueshëm dhe secilën herë që publiku qeshte në kurriz të dhimbjes së vërtetë afgane”.

Shfaqja është përballur me kritika për promovimin e “bacha bazi”-t si një traditë të pranueshme në Afganistan.

“’Bacha bazi’ është një praktikë e dëmshme që në asnjë mënyrë nuk duhet të marrë konotacion romantik”, ka thënë aktorja afgane dhe themeluesja e “Mena Arts”, Azita Ghanizada. “Një vepër arti përqendruar në Afganistan krejtësisht përmes një thjerrëze të bardhë ka tronditur gjithë komunitetin tonë”.

Image