Showbiz

“Dirty Dancing”, ndalesa e radhës e rrugëtimit nostalgjik të Hollywoodit

Shikuesit më të rinj mund të mos pajtohen, natyrisht. Por, “Dirty Dancing” është akoma ndër filmat më të preferuar, duke hyrë në top-dhjetëshe të filmave më të shikuar në Mbretërinë e Bashkuar, kur kinematë u rihapën në korrik.

Tani, kjo dramë romantike, qartazi e përjetshme, e 1987-s është vendosur që të shkojë në vazhdim, me yllin Jennifer Grey që do ta reprizojë rolin e saj si “Baby” në moshë të mesme.

Shefi i filmave në “Lionsgate Film”, Jon Feltheimer, premton “pikërisht atë lloj të romancës si të filmit nostalgjik që fansat e presin”.

Në filmin origjinal, “Baby”, Frances Houseman u dashurua në Patrick Swayzen, instruktorin e vallëzimit, Johnny Castle.

Dashuria e tyre e re, që kërcënoi që t’i jepte vendpushimit një nam të keq, ishte aq e nxehtë, saqë Castle u detyrua ta hiqte bluzën disa raste, për shkaqe sigurie.

Filmi e fitoi Çmimin “Oscar” për këngën “(I've Had) The Time of My Life” teksa audienca ra në dashuri me personazhet, muzikën, dhe rutinat ikonike të saja të vallëzimit, duke përfshirë edhe vallëzimin e famshëm “lift”.

(Paralajmërim: Në jetën e përditshme, disa vite më vonë, çifti Somerset u rrëzuan dhe humbën vetëdijen, teksa po mundoheshin ta rikrijonin atë).

Krejt çka përnjëmend dimë deri më tani për filmin e ardhshëm është se Jonathan Levine, i njohur për filmat “50/50”, “The Wackness” dhe “Warm Bodies”, do ta bëjë regjinë e “Grey”, tani në moshën 60-vjeçare.

Swayze ka vdekur nga kanceri më 2009, në moshën 57-vjeçare dhe tani shtrohet pyetja se kush do ta portretizojë Castlen. Gray mund të kalojë bukur mirë edhe fare vetëm, ndonëse është vështirë që të vallëzohet kësisoj.

Skenaristi i “Entertainment”, Michael Moran, gjysmë në tallje propozoi në “Twitter” se filmi mund të jetë i atillë që e vë Babyn të “bredh palodhshëm përreth vendpushimit të boshatisur, të cilin ajo e bleu me shumë optimizëm pasi e trashëgoi shtëpinë e prindërve, dhe tek pi rrugës për në bar, përgjatë bisedave në ‘Zoom’, me nëpunësit e saj”.

Rikthimi i rrëfimit të dashurisë, si ide e mirë?

“Dirty Dancing” ka shënuar sukses të madh që pas lansimit dhe grumbulloi më shumë se 214 milionë dollarë në arkat filmike globale.

“Lionsgate” e krijoi një version të ri të filmit më 2004, me titull “Dirty Dancing: Havana Nights” – në të cilin në rolet kryesore u paraqitën Diego Luna dhe Ramola Garai – por ishte një dështim, pasi që nuk arriti ta shënonte askund suksesin e origjinalit.

Kritikja e filmit dhe ligjëruesja, Rebecca Harrison, ka thënë për BBC-në se derisa filmi origjinal është një klasik, paralajmërimi i një filmi të ri mund t’i ngatërrojë dhe t’i dëshpërojë fansat.

“Nëse filmi është një ide e mirë apo jo është vështirë të thuhet dhe kjo varet prej një varg vendimesh”, ka thënë Harrison. “Kasta e aktorëve – a do t’i gjejnë ata aktorët kryesojnë me aftësi vallëzimi dhe me kiminë e Patrich Swayzes dhe Jennifer Greyt? Muzika dhe temat do të jenë të gjitha të rëndësishme. Dhe e pëlqyer nga shumë njerëz për romancën përkundër shanseve, origjinali ishte po ashtu i suksesshëm ngase përqendrohet në këndvështrimin e Babyt dhe trajton çështje të rëndësishme sociale, si gjinia, klasa dhe aborti”.