Showbiz

Genc Prelvukaj rikthehet në shtëpinë-shkollë ku mësoi gjatë regjimit serb

Genc Prelvukaj rikthehet në shtëpinë-shkollë ku mësoi gjatë regjimit serb

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vështirësitë që ka kaluar gjatë luftës në Kosovë. Ai ka vizituar një nga shtëpitë që ka shërbyer si shkollë, duke zhvilluar aso kohe mësim në fshehtësi të plotë për shkak të regjimit serb.

Përmes një reagimi në facebook, reperi kujton momentet që ka kaluar në ndërtesën që tashmë është kthyer në muze. Ai shkruan se familja së cilës i përkiste shtëpia, nuk shijoi banesën e re vetëm për ta vënë në dispozicion nxënësve për t’u shkolluar ndërsa i bën thirrje Presidentit t’i vlerësojë ata siç e meritojnë.