Showbiz

Hospitalizohet Simon Cowell

Simon Cowell është dërguar në spital pas rrëzimit nga biçikleta elektrike.

60 vjeçari, pjesë e jurisë në X Factor, është hospitalizuar të shtunën pasi ka lënduar shpinën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai ishte rrëzuar duke vozitur biçikletën në Malibu, transmeton KOHA.

Një përfaqësues i tij ka thënë për People se, “Simoni ka thyer shpinën dhe do t’i nënshtrohet një operacionit mbrëmjen e sotme”.

Gjithashtu bëhet e ditur se situata e tij është nën kontroll dhe “është në duar të sigurta”.

Image