Showbiz

“Top Koha Music” përmbyll sezonin

Emisioni i cili i dedikohet ekskluzivisht muzikës, “Top Koha Music”, në Kohavision këtë të diel vjen me edicionin përmbyllës të sezonit.

Mirëpo, adhuruesit e muzikës mund të vazhdojnë të japin votën e tyre për më të pëlqyerit e momentit në skenën muzikore shqiptare përmes portalit koha.net.

Përveç votës, ju mund t’i dërgoni edhe propozimet për prurjet e reja që keni dëshirë t’i shihni në garën e më të mirëve.

“Top Koha Music”, emision i cili sjell intervista e personalitete të skenës muzikore dhe rubrika me lajmet e fundit nga muzika, do të rikthehet në ekran në formatin e plotë nga fillimi i shtatorit.

“Top Koha Music”, me autore Sara Kocin, vjen në ekranin tuaj të dielave nga ora 16:30, vetëm në KTV.