Ekipi ligjor i bendit nisi një investigim javën e kaluar, pas një llogarie nga një ish-inxhiniere e tyre e zërit. Ajo dyshon se ka dëgjuar anëtarë të ekipit duke u krekosur pasi kanë ngacmuar seksualisht një grua të pavetëdijshme në një zhveshtore në Milwaukee. Pasi kanë folur me të, stafi i vendit dhe viktima e dyshuar, ata gjetën se këto deklarata janë “të pambështetura”.
“The Killers” thonë se nuk kanë gjetur prova që përkrahin dyshimet “zemërthyese” për ngacmim seksual nga anëtarët e ekipit të tyre më 2009-n.
Ekipi ligjor i bendit nisi një investigim javën e kaluar, pas një llogarie nga një ish-inxhiniere e tyre e zërit. Ajo dyshon se ka dëgjuar anëtarë të ekipit duke u krekosur pasi kanë ngacmuar seksualisht një grua të pavetëdijshme në një zhveshtore në Milwaukee.
Pasi kanë folur me të, stafi i vendit dhe viktima e dyshuar, ata gjetën se këto deklarata janë “të pambështetura”. Sidoqoftë, grupi muzikor kërkoi që kushdo që ka informacione në vijim rreth ngacmimit duhet t’i kontaktojë ata; dhe ata do ta krijojnë një sistem të ri për raportim të ngacmimeve e bulizmit në koncertet e tyre të radhës, raporton KOHA.
Ngritja e dyshimeve
Deklaratat lindën javën e kaluar, në një blog të postuar nga Chez Cherrie, e cila ka punuar për një kohë të shkurtër me “The Killers”, më 2009-n. Ajo shkroi se gjatë një performance në the Rave/Eagles Ballroom në Milwaukee, inxhinieri i zërit i tha ekipit se “një vajzë është gati në dhomën e zhveshjes A”, dhe anëtarë të grupit mund ta shtonin emrin e tyre në listë e pastaj do të njoftoheshin “kur të jetë radha e tyre”. Cherrie tha se më vonë, në autobus, anëtarë të grupit “ndanë historitë” për kohën që kaluan me gruan. “Ata folën rreth dehjes së saj, nuk patën madje as dyshime se natyrisht asaj i kishte rënë të fikët apo ishte gati për t’i rënë”, shtoi ajo. Përderisa po niseshin, ajo deklaroi se një rojë sigurimi vrapoi drejt autobusit dhe tha: “Ajo vajzë në zhveshtoren A është e alivanosur dhe lakuriq. A do të kujdeset ndokush për të?” Ajo pretendon se burrat në autobus qeshën dhe e mohuan diçka të tillë, para se ta braktisnin vendin. Cherrie nuk e përmendi emrin e grupit muzikor në artikull, i cili u publikua së pari në 2018-ën, por iu drejtua si The Killers kur e ripostoi artikullin javën e kaluar në Twitter.
Asnjë nga anëtarët e bendit nuk ishin pjesë e këtij dyshimi për ngacmim. Si përgjigje, grupi tha për BBC-në se ata ishin “të shokuar dhe të habitur” nga akuzat. Edhe pse incidenti nuk është raportuar në polici, ata kërkuan nga firma e tyre ligjore, “Reynolds & Associates” që të merret me investigimin e këtyre dyshimeve.